Shpërthen Gjikondi: Ramën nuk e eksiton më pushteti

Shpërthen Gjikondi: Ramën nuk e eksiton më pushteti

Brizida Gjikondi nga shoqëria civile e ftuar në "360 Gradë" në Ora News, u shpreh se Edi Rama e ka lënë pushteti në degradim total.

Pjesë nga biseda: 

Gjikondi: Protesta duhet të kishte kohë që duhet të ishte bërë. Në Shqipëri ka pafund kauza për protesta mbarëpopullore. Unë për herë të parë jam totalisht me protestën. Ambicia dhe arroganca nuk ka të bëjë fare me të majtën. Aty ka gjetur një strehë ku ka futur kokën që kur u dëbua nga PD, në vitet '90. Kam përshtypjen që Edi Rama edhe me pushtetin nuk ka ambicie. Pushteti nuk e eksiton më. E ka lëshuar pushtetin në degradim total. 90% e shqiptarëve janë të dëshpëruar, edhe ata që nuk janë të varfër. 3% i ke klientelistë mafiozë ku janë kudo pa konkurrencë dhe ndershmëri duke i gjobitur shqiptarët me mandate 30 vjeçare koncesionesh. Ky nuk mund t'u lërë shqiptarëve koncesione 30 vjeçare kur ai është vetëm 4 vjet në pushtet.


EMISIONET