Shpenzime rekord për klubet e Premier League

Shpenzime rekord për klubet e Premier League

Klubet e Premier League kanë shpenzuar një shifër rekord prej 430 milionë stërlinash (490 milionë euro) gjatë merkatos së janarit, sipas një studimi të institutit Deloitte, publikuar sot.

Shuma e shpenzuar është dyfishuar në raport me rekordin e mëparshëm prej 225 milionë stërlinash (256 milionë euro) ndërkohë që 150 milionë stërlina (172 milionë euro) janë shpenzuar ditën e fundit të merkatos më 31 janar.

Në total, Deloitte thekson se klubet e Premier League kanë shpenzuar 1,9 miliardë stërlina (2,17 miliardë euro) në transfertat e këtij sezoni duke kaluar rekordin e sezonit të mëparshëm (1,4 miliardë stërlina).

Merkato e dimrit, që përfshin përgjithësisht ekipe në fund të renditjes që përpiqen të riforcohen për të shmangur përjashtimin, dominohet këtë herë nga anëtarët e “Big Six”, Manchester City, Manchester United, Arsenal, Chelsea, Tottenham dhe Liverpool./ATA/

EMISIONET