Eurodeputetja qipriote, Eleni Theoharos non grata në Shqipëri

Ministria e Punëve të Jashtme ka reaguar ashpër ndaj situatës së krijuar në Bularat gjatë ceremonisë mortore të ektremistit grek, duke e cilësuar sfidë ndaj sigurisë publike. Ministria e Jashtme njoftoi se mes 52 personave non grata, është dhe deputetja ektremsite Eleni Theocharous.

 Shqipëria shpall non grata eurodeputeten qipriote, Eleni Theoharos.

"Ky vendim vjen si reagim i detyruar kushtetues e ligjor i institucioneve të Republikës së Shqipërisë, ndaj shfaqjeve të përsëritura ekstremistë të eurodeputetes Eleni Theocharous. Prononcimet e saj që nxisin urrejtjen, cënimin e rendit kushtetues të vendit tonë, ngritjen e pretendimeve territoriale ndaj Republikes se Shqipërisë, nuk mund dhe nuk do të mund të bëhen më në tokën shqiptare" tha Glevin Dervishi Keshilltar per Rajonin i Ministrit Bushati në një deklaratë për median sot (10 nentor) nga Ministria e Jashtme.

Mbështetur në procedurat diplomatike dhe konsullore, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë do të përcjellë nëpërmjet kanaleve diplomatike vendimin për të ndaluar hyrjen e mëtejshme në Shqipëri të Eleni Theocharous.

MPJ i propozoi ministrise se Brendshme shpalljen non grata

Ministria per Evropen dhe Punet e Jashtme i propozoi Ministrise se Bredshme shpalljen non grata (person u padeshirueshem ne Shqiperi) te eurodeputetes qipriote Eleni Theocharous pas bashkeveprimit nderinstitucional dhe pas vleresimit te kryer nga institucionet e specializuara.

"Ministria e Brendshme referuar statusit politiko-diplomatik dhe angazhimit te saj ne Parlamentin Evropian, pas vleresimit dhe ne mbeshtetje te propozimit te MEPJ, gjykuar ne materialet referuese te administruara nga Ministria e Brendshme vendosi te miratoje kerkesen e MEPJ" vijon deklarata.

Ne Bularat manifestim sfidues, provokim agresiv

Në deklaratë ministrisë së Jashtme nënvizohet se "Shfaqja e orkestruar si nje provokim agresiv ne Bularat, e cila e ktheu një ceremoni mortore në një manifestim sfidues ndaj rendit kushtetues, sigurisë e qetësisë publike të Republikës së Shqipërisë, me thirrje ekstremiste, nxitje të urrejtjes dhe thirrje për përçarje mes qytetarëve shqiptarë me kombësi shqiptare e greke, ishte e papranueshme për shtetin e për shoqërinë shqiptare. 

Informohet se autoritetet shqiptare janë mbështetur në mekanizma tëresisht ligjor për adresimin e problematikës së kesaj situate në mbrojte rendit kushtetues, sigurise kombetare, qetesise publike dhe pacenueshmerise në asnjë lloj forme të tërësisë territoriale të Republikes së Shqipërisë.

"Qeveria e Republikës së Shqipërisë është e vendosur për të kontribuar vijimisht për stabilitetin rajonal, për të bashkëpunuar ngushtësisht me fqinjet e partneret ndërkombëtar, por është po ashtu e vendosur të mos tolerojë, për asnjë arsye shfaqje sfiduese ndaj rendit kushtetues, thirrje cënuese për tërësinë territoriale dhe akte dëmtuese të harmonisë mes qytetarëve të Republikes së Shqipërisë."


Ministria e Jashtme kujton se shoqëria shqiptare është "një shoqeri e bashkejeteses demokratike, ku minoritetet jane te mbrojtura me nje ligj te standardeve me te larta europiane dhe ku minoriteti grek eshte nje pasuri e nje ure e pazevendesueshme fqinjesie te mire me Greqine mike".

Deklarata mbyllet duke shprehur besimin se "elemente apo grupe ekstremiste qe ne greqisht apo edhe ne shqip, flasin nje gjuhe te perbashket urrjetjeje e percarjeje, e cila nuk ka lidhje me gjuhen europiane qe bashkon popujt e shtetet tona, s'do te kene asnje shans te minojne rrugen tone te perbashket te paqes e te bashkepunimit strategjik ne funksion te se ardhmes qe meritojne femijet e sotem te Shqiperise e te Greqise."

Reportazhi/ Varrimi në Bularat që u shndërrua në manifestim antishqiptar





EMISIONET