Komisioni i Venecias do të jetë vendi që do të zhvendoset debati mazhorancë presidencë. Në të njëjtën kohë kur komisioni hetimor parlamentar njoftoi që procedura e ndjekur nga presidenti për dekretimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese do të çohet për opinion në Komisioni  e Venecias, edhe presidenti njoftoi se do të ndjekë të njëjtën rrugë për sjelljen e parlamentit.

Maxhoranca kërkon opinion lidhur me 5 pyetje sa I takon emërimeve të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

5 Pyetjet

1- A mundet presidenti të mos organizojë ceremoninë e betimit gjyqtarit kushtetues kur ai në kuptim të ligjit konsiderohen të emëruar. Në këtë rast a konsidehet e cënuar e drejta e një gjyqtari kushtetues të ushtrojë detyrën?

2 -Emërimi I gjyqtarit Kushtetues tej afatit prekluziv 30 ditor dhe jashtë listës së kandidatëve të miratuar nga organi competent I KED-së a cënon parimin e gjykatës së krijuar me ligj.

A e cënon parimin e gjykatës së krijuar me ligj? 

A ndikon kjo në legjitimitetin e vendimmarrjes së Gjykatës Kushtetuese duke vënë në dyshim garancitë e shtetasve për një proces të rregullt ligjor.

A bie ndesh me frymën e mekanizma zhbllokues  në zgjedhjen e emërimin e anëtarëve të organeve kushtetuese

3-  A është në përputhje me standardet më të mira zbatimi i mekanizmit zhbllokues pas mosveprimit të presidentit për të emëruar brenda 30 ditëve gjyqtarin kushtetues si rrjedhojë e të cilit konsiderohet i emëruar ky gjyqtar.

4- Nëse presidenti nuk organizon ceremoninë e betimit të gjyqtarit Kushtetues nisur nga solemniteti si akt cfarë mekanizmi mund të përdoret për ta zhbllokuar një situatë të tillë.

A është betimi me shkrim si formë për të plotësuar kushtin e betimit.

5-Cilat mund të ishin zgjidhjet sipas standarteve më të mira ndërkombëtare për të shmangur rastet kur organi i ngarkuar me kryerjen e betimit refuzon të thërrasë për betim zyrtarin përkatës.

Reagon zedhenesi i presidentit 

Në ndryshim nga socialistët presidenti do I drejtohet Venecias për mënyrën si u soll parlamenti për ngritjen e kësaj gjykate.

"Megjithatë, vijon ai, nëse Kuvendi do të vijojë me rrugën e zgjedhur dhe vërtet dëshiron të shterojë objektivisht këtë çështje, Presidenti i Republikës bën me dije se, do t’i drejtohet Komisionit të Venecias në lidhje me shkeljet kushtetuese të Kuvendit të Shqipërisë, në procesin e zgjedhjes së dy anëtareve të Gjykatës Kushtetuese, si zgjedhje të bëra pa garë, pa mundësi zgjedhjeje, vetëm me një kandidat, dhe në kundërshtim me radhën që dikton Kushtetuta dhe kriteret e ligjit për organizimin e Gjykatës Kushtetuese."

Më herët në një tjetër status zëdhënësi i Presidentit akuzoi Kuvendin se ka marrë në mbrojtje Ardian Dvoranin. 

Kreu i KED eshte vendosur të thirret nga Komisioni Hetimor edhe pse për të njëjtën çështje prokuroria ka vendosur ta marrë në pyetje atë, presidentin dhe Kryetaren e Gjykatës Vitore Tusha.    



/Ora News.tv/