Shorti, reagon trajneri i PSG-së për përballjen me Real Madrid

Shorti, reagon trajneri i PSG-së për përballjen me Real Madrid

Shorti i sotëm i Uefa Champions League, ka përballur kampionët në fuqi të këtij kompeticioni, Real Madrid me francezët e Paris Saint-Germain.

Trajneri i PSG-së, Unai Emery ka lënë një mesazh të qartë se ekipi i tij i ka të gjithë kualitetet për të garuar me Realin.

“Mendoj se është short i mirë. Besoj se mund të garojmë kundër Real Madridit. Për të arritur diçka të madhe në Ligën e Kampionëve duhet t’i mposhtesh skuadrat më të mira. 1/16 e finales është moment i mirë për të luajtur kundër ekipeve të tilla”, ka thënë Emery.

Ai ka theksuar se PSG duhet ta tregojë karakterin, shkathtësitë teknike dhe talentin e saj për të mposhtur Real Madridin.

EMISIONET