Shoqëritë e Sigurimeve nuk shlyejnë dëmet, 417 milionë lekë të papaguara

Shoqëritë e Sigurimeve nuk shlyejnë dëmet, 417 milionë

Vonesa në shlyerjen e dëmeve në rast të aksidenteve  nga shoqëritë e sigurimeve vijon të mbetet problem. Kryetari i Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare, Ervin Koçi, u shpreh se gjatë 2017 janë 417 mln lekë të papaguar dhe për këtë është nisur një inspektim në shoqëritë e sigurimit. Ndërkohë relatorja Evis Kushi në emër të Kuvendit kërkoi më shumë angazhim nga ky institucion për të rritur transparencën në tregun e sigurimeve

Tirane- Tregu i sigurimeve në Shqipëri vijon që të mbetet problematik. Kryetari i Agjensisë së Mbikqyrjes Financiare Ervin Koçi gjatë raportimit në komisionin e Ekonomisë u shpreh se gjatë 2017 janë  417 mln lekë të papaguara dhe për këtë është nisur një inspektim për procedurat e ndjekura nga shoqëritë e sigurimeve.

Ervin Koçi: " Në situatën e konstatuar për vitin 2017 është përsëritur i njëjti fenomen si 2002 e 2013. Janë referuar praktika të papaguara në vlerën e 417 milionë lekë."

Ndërkohë relatorja e Komisionit të Ekonomisë Evis Kushi  në emër të Kuvendit kërkoi më shumë angazhim në monitorimin e tregut të sigurimeve.

Evis Kushi: "Rekomandojmë që aktiviteti i Mbikqyrjes Financiare të angazhohet në disa drejtime. Së pari të përmbyllen brenda 2018 të gjitha inspektimet me fokus rrezikun dhe të hartohet raport i qartë për të gjitha shoqëritë e sigurimeve"

Edhe gjatë 2017 tregu i sigurimeve në vend ka  qenë i orientuar te sigurimet e jo-jetës dhe volumin më të madh e kanë mbajtur sigurimi i detyrueshëm .

EMISIONET