Transporti ''ngujohet'' në autobus: Jemi në vështirësi, nuk fillojmë punën më 15 qershor

Transporti ''ngujohet'' në autobus: Jemi në

Shoqatat e transportit qytetas, ndërqytetas dhe ata të turistëve kanë protestuar këtë të mërkurë para Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës duke kërkuar heqjen e akcizës së naftës dhe heqjen e taksës 20%. Nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen, ata thonë se nuk mund të kthehen në punë në 15 qershor.

Tirane- Kjo do të jetë pamja që do të kenë urbanët të cilët do të operojnë në Tiranë nga 15 qershori, pa distancim social dhe pa ajër të kondicionuar.

Përfaqësues të transportit publik urban, interurban dhe ata të ata të turizmit protestuan këtë të mërkurë duke kërkuar nga qeveria plotësimin e 4 çështjeve, ku më kryesoret ishin heqja e akcizës dhe heqja e TVSH-së.

''Duhet që të hiqet akciza e naftës, taksat e naftës me patjetër. TVSH në shitje është në masën 20%, hoteleri turizmi e ka 6%. Kemi propozuar që të zbresë në nivelet 0%për 2020 dhe 6% në vazhdim. 30% i kapacitetit që do mbetet bosh për shkak të kufizimeve kush do e subvencionojë? Gjithashtu një pikë tjetër është rimbursimi në burim i personave që e fitojnë falas këtë transport.''

Nëse kërkesat e tyre nuk do të plotësohen atëherë përfaqësues të këtij sektori shprehen se 15 qershori nuk do të jetë data kur ata do rikthehen në punë.

''Ne nuk jemi gati me 15 që do dalim në punë. Ne nuk jemi gati sepse kostoja e transportit publik është mjaft e madhe.''

Operatorët e transportit publik shprehen se më e lehtë për ta do të ishte 50 për qind e kapacitetit, pasi e kanë të pamundur të zbatojnë protokollin e sigurisë.

Sa i përket numrit të lartë të pasagjerëve brenda Tiranës si zgjidhej operatorët do të vënë në dispozicion të gjithë flotën e tyre, ndërsa kërkojnë edhe hapjen e korsive të dedikuara për urbanët.

Nga Ministria e Infrastrukturës ata i lanë afat qeverisë orën 12 të së enjtes për zgjidhjen e problemeve të tyre, në të kundërt do të përshkallëzojnë protestën.

EMISIONET