Shoqata e mjekëve në Britani: Nuk ka mjete të mjaftueshme për të mbrojtur stafin mjekësor

Shoqata e mjekëve në Britani: Nuk ka mjete të mjaftueshme

Shoqata Britanike e Shëndetësisë (BMA) shprehet se jo të gjithë mjekët janë të pajisur me mjetet e nevojshme në luftën kundër COVID-19.

Kjo i bën ata më të rrezikuar ndaj infektimit dhe përhapjes së mëtejshme të virusit.

Dr. Chaand Nagpul, pjesëtar i këshillit të BMA-së, tha ditën e djeshme se mjekët janë me shpatulla pas murit.

“Kjo është një situatë vërtetë e vështirë, por është faji i qeverisë të cilët nuk munden të na pajisin me mjetet e nevojshme”.

Ditën e djeshme Sekretari i Shëndetësisë në Britani, Matt Hancock deklaroi se ka kite të mjaftueshme për të gjithë stafin mjekësor.

Madje ai shpalosi dhe një plan për të adresuar shkurtimin e mundshëm të mjeteve mbrojtëse.

Gjatë kësaj jave Britania shënoi dhe ditën më “të zezë” për vendin. Të enjten u regjistruan 980 viktima në spitale si pasojë e COVID-19.

Në këtë rezultat nuk janë të regjistruar viktimat që kanë ndërruar jetë nëpër shtëpi.

Zëvendës Sekretari i Shëndetësisë shprehet se vendi nuk ka arritur ende pikun e pandemisë ndaj masat izoluese duhet të vijojnë ende.

EMISIONET