Shoqata e futbollit: Sezoni në Angli nuk fillon nëse lojtarët nuk i nënshtrohen testeve ndaj COVID-19

Shoqata e futbollit: Sezoni në Angli nuk fillon nëse lojtarët nuk

Sezoni futbollistik në Angli nuk do të rinis në rast se të gjithë futbollistët t’i nënshtrohen testeve ndaj COVID-19.

Këtë e bën të ditur kreu i Shoqatës së Futbollit në vend, pavarësisht se nuk ka një datë zyrtare të rifillimit të saj.

Ai shprehet për BBC se momentalisht është më e rëndësishme kryerja e testeve për qytetarët dhe mjekët.

Gjatë kësaj jave, Liga e Futbollit Anglez u ka dërguar nga një letër klubeve ku u sugjeron për mbylljen e kampionatit brenda muajve të verës.

Kjo ka shkaktuar dhe reagimin e Shoqatës së Futbollit të cilët shprehen me tone kritike ndaj këtij sugjerimi.

Përveç klubeve të futbollit, në konsideratë duhet të merren edhe mendimet e shoqatës së trajnerëve dhe të gjyqtarëve.

EMISIONET