Shopping dhe largime, Juventus "goditet" nga revolucioni

Shopping dhe largime, Juventus "goditet" nga revolucioni

Revolucion në radhët e Juventusit.

Bardhezijtë po mendojnë që të bëjnë shumë ndryshime në repartin e mbrojtjes dhe sipas gazetarit Romeo Agresti dyshja Stephan Lichtsteiner dhe Këadëo Asamoah do të largohen në verë.

Dy lojtarë që mund t’i dhënë fund aventurës si bardhezi janë dhe Gianluigi Buffon dhe ikona tjetër e klubit, Claudio Marchisio.

Në anën tjetër lojtarë si Giorgio Chiellini dhe Andrea Barzagli pritet të rinovojnë kontrata me klubin.

Ndërkohë, drejtuesit e "zonjës së vjetër" nuk kanë mbetur duarkryç nga këto zëra, duke piketuar dyshen e Atalantës,  Leonardo Spinazzola dhe Mattia Caldara si zëvendësues të Asamoah dhe Lichtsteiner.

Këtë sezon Juventus është në rrugën e duhur për të triumfuar për herë të 7-të në Seria A, pasi kur kanë mbetur vetëm 3 javë para fundit, ata kanë 4 pikë më shumë se ndjekësit më të afert, Napolin.

EMISIONET