Shokohen mjekët, gjejnë 30 vezore krimbash në trurin e pacientit

Një burrë i moshës së mesme është dërguar në spital nga anëtarët e familjes së tij pasi kishte dhimbje të mëdha koke dhe të vjella për më shumë se gjysmë viti.

Mjekët u tronditën nga ajo çfarë gjetën pas vizitës së tij. Ata gjetën më shumë se 30 vezë krimbash brenda trurit të z.Wu.

Ekspertët besojnë se vezoret e krimbave janë krijuar në trurit e tij për shkak se kishte ngrënë derr të infektuar që ishte i papjekur ose i pagatuar.

Rezonanca magnetike (MRI) tregoi zbulimin e frikshëm.

46-vjeçari nga Guizhou, në jugperëndim të Kinës, u diagnostikua me neurocysticercosis, duke treguar simptoma të dhimbjes së kokës, të vjelljes dhe krizave.

Wu iu desh ti nënshtrohej një operacioni në mënyrë që mjekët të mund të largonin vezët dhe larvat me kujdes nga truri.

"Disa nga larvat mund të shiheheshin duke lëvizur në vezë,"- tha Dr Yang Ming nga Spitali i Affiliated i Universitetit Mjekësor Guizhou.

Dr.Yang tha se vezët ishin shpërndarë në brendësi të trurit dhe ai duhej të ishte i kujdesshëm që të mos thyheshin gjatë operacionit.

Mjekët duhet të largonin çdo parazit të vdekur nga truri, përndryshe mund të shkaktoheshin dëme serioze në indet e trurit nëse vezët e krimbave do të çaheshin.

EMISIONET