Shokë në Kupën e Mbretit, eliminohen Real Madrid dhe Barcelona

Shokë në Kupën e Mbretit, eliminohen Real Madrid dhe Barcelona

Real Madridi i tha lamtumirë Kupës së Mbretit për këtë sezon, pasi u mposht nga Real Sociedad 4-3 në Santiago Bernabeu. Një humbje dramtatike pësoi edhe Barcelona, që u eliminua nga Athletic Bilbao, pas fitores në shtesë 1-0.

Real Sociedad i shkaktoi Real Madridit humbjen e tyre të parë që nga tetori duke i eliminuar nga Kupa e Mbretit me një fitore mahnitëse 4-3 në Santiago Bernabeu. Alex Isak ishte heroi për miqtë duke shënuar një dygolësh dhe asistoi te goli i katërt që vulosi kualifikimin.

Për Real Madrid finalizuan Marcelo, Vinicius Junior dhe Nacho, por performanca e dobët në mbrojtje bëri që ata të largohen nga kompeticioni i dytë më i rëndësishëm në spanjë.

Brahim Diaz shijoi aktivizimin në formacion, ashtu si Eder Militao, Areola, Vinicius dhe James Rodriguez.

Ndeshja pati gjithashtu një rrjedhë të bukur nga fillimi, me Real Sociedad duke i qëndruar besnik stilit të tyre të të luajturit, dhe ekipi bask u shpërblye me përpjekjet duke kaluar në avantazh me Martin Odegaard. Reali reagoi, por në pjesën e dytë, Sociedad shënoi edhe dy herë të tjera me Isak.

Në minuën e 59 Marcelo rihapi takimin, por Merino i dha goditjen e nokautit madrilenve, duke i bërë të pavlefsh¡m golat e Rodrigo dhe Nacho.

Një humbjes shokuese pësoi edhe Barcelona në San Mames. Inaki Uilliams shënoi në shtesë një gol mjaft të bukur duke eliminuar Barcelonën në çerekfinale. Kjo mbrëmje nuk do të harrohet shpejt nga Real Madridi dhe katalanasit u larguan nga kompeticioni nga dy ekipet baske.

Ashtu si në ndeshjen e parë në këtë sezon të La Liga, në gusht, Athletic Bilbao arriti një fitore dramatike kundër Barçës duke shënuar në sekondat e fundit me Williams që i dërgoi baskët në gjysmëfinalen e Kupës.

EMISIONET