“Shoh një garnizon”, Dyrnjaja: PS aktuale si PD e Berishës në 2013, largimi i Ramës do ta dërrmonte

“Shoh një garnizon”, Dyrnjaja: PS aktuale si PD e Berishës

Gazetari Denis Dyrnjaja, duke komentuar Kongresin e Partisë Socialiste në studion e emisionit “Arena”, u shpreh se sot PS duket si PD që la Berisha në 2013. Sipas tij, anëtarësia e PS është “futur në rresht”, ndërsa theksoi se nëse ikën Rama nga PS, kjo parti do të ketë probleme të mëdha në organizimin e saj. Ai tha gjithashtu se PS aktuale ka humbur kualitetet e dikurshme intelektuale.

Denis Dyrnjaja: Në fakt pikëpyetja e madhe kjo është. Ajo që la pas Berisha me PD, është e frikshme që mund të jetë dhe me ikjen e Ramës. Në mënyrën se si funksionon sot PS, largimi i Ramës do ta dërrmonte PS. Sot nuk ka një dysh, një tresh, unë sot shoh një garnizon të rreshtuar. Idea është që PS ka humbur elasticitetin politik brenda vetes së vetë. Atë lloj lirie që krijoi Nano. 

Kishte shumë gjëra që prisheshin për të krijuar atë frymë liberale. PS ka qenë një buqetë kualitetesh dhe nga pikëpamja intelektuale. Në kualitetin e debatit politik, nëse dikur kishim më pak shantazh, sot kemi vetëm shantazh. Sot flitet me kodifikime. Kemi kaluar në një rrafsh tjetër. Nuk ka më politikë sot. 

Në këtë linjë qëndroi dhe gazetari Aleksandër Çipa, i cili u shpreh se Rama ka komanduar dhe se cila do të jetë struktura e përfaqësimit postmandat. Ai u shpreh se në Kongresin e fundit u mbyll karriera e shumë personave që kanë investuar në PS.

Aleksandër Çipa: Po shkojmë te modeli i Partisë Demokratike. Do ta paracaktojë z. Rama pasardhësin e tij. Unë mendoj që ia ka dalë në mënyrë të vetëselektuar të tjetërsoj gjithë lidershipin. Ka ndryshuar lidershipin, por ka komanduar se cila do të jetë struktura e përfaqësimit post mandat. Vetë Edi Rama ka përcaktuar, dhe këtu është një nga problemet më serioze të PS, nuk ka pasur qeveri socialiste që të ndryshohen disa kabinete dhe të mos ketë debate të brendshme. Nuk ka debat të tillë, këtë gjë e ka shteruar vetë Rama. Më bën përshtypje që ky Kongres ka mbyllur karrierën e disa njerëzve që janë investuar për 27 vite politikë. Fakti që mocioni nuk është futur në aulat e Kongresit, do të thotë që këtu nuk ka interes. Nuk e ka në opsionin e vetë Rama këtë çështje. Rama po shfrytëzon tërheqjen e të tjerëve. Opozita te ne është tërhequr.


EMISIONET