Shoferi humb drejtimin, makina përfundon në greminë

Shoferi humb drejtimin, makina përfundon në greminë

Një aksident  i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në  në fshatin Griqan i Sipërm, njësia administrative Labinot- Fushë  në Elbasan.

Policia bën me dije se drejtuesi i një makine  ka humbur kontrollin duke rënë nga shkëmbi dhe ka përfunduar poshtë në urën e fshatit Griqan.

Për fat të mirë pavarsisht përplasjes së fortë drejtuesi i mjetit ka pësuar disa lëndime, por është jashtë rrezikut për jetën.

Nga hetimet e para rezulton se aksidenti ka ndodhur për shkak të mos respektimit të rregullave të kodit rrugor nga ana e shoferit.

EMISIONET