Shkup, sekretari amerikan i Mbrojtjes pritet si mos më "keq" në aeroport

Shkup, sekretari amerikan i Mbrojtjes pritet si mos më "keq"

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis ka mbërritur për një vizitë zyrtare në Shkup. Teksa zyrtari i lartë amerikan po zbriste në aeroport, përgatitjet e protokollit shtetëror ishin shumë të vonuara. Madje, stafi nuk kishte shtruar ende tapetin e kuq.

Duke zbritur nga aeroplani, sekretari amerikan Mattis u pengua nga ushtarët të cilët vendosnin tapetin e kuq, ndërsa përballë gjeti Shekrinskën dhe ambasadorin Xhes Bejtlli duke vrapuar për ta pritur.

Por, ky nuk është rasti i parë. Ditë më parë-siç shkruan "Alsat"- delegacioni i ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushati u gjet në Kuvendin e Maqedonisë thuajse në një udhëkryq, pa u pritur nga kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi.

Skandali i njëjtë ndodhi edhe gjatë vizitës së kancelarit austriak Sebastian Kurc ku protokolli i Qeverisë ngatërroi flamurin austriak.

Për t’u siguruar se shërbimet nuk kanë gabuar, gjatë vizitës së kancelares gjermane Angela Merkel në Shkup, kryeministri Zoran Zaev verifikoi personalisht flamurin gjerman.

EMISIONET