Shkrimtari Hyqmet Zane: Çështja çame, jo në karantinë

Shkrimtari Hyqmet Zane: Çështja çame, jo në

Karantina për shkak të pandemisë së koronavirusit i ka shërbyer edhe krijimtarisë.  Publicisti Elbasanas Hyqmet Zane nxorri këto kohë në treg një përmbledhje të 15 viteve analiza e studime për cështjen came.

Shkrimtari elbasanas Hyqmet Zane ka sjellë për publikun shqiptar një libër të ri të dedikuar çështjes çame.

''Frymëzohet nga të ndenjurit brenda një ambienti, por gjithsesi librit ka më shumë se një vit që është punuar.''

Artikuj, komente ,analiza të mbledhura prej më shumë se 15 vitesh në titullin "Çamëria " toka pa njerëz ,njerëz pa tokë.

''Do të njihen me fakte, dokumenta, realitete, këndvështrime, opinione, me analiza nga më të ndryshmet. Janë 143 artikuj.''

Libri vjen në një kohë të të vështirë, pasi çështja çame sipas tij nuk mund të lihet më në "karantinë".

''Nuk mund të futet në karantinë dhe në izolim çështja çame, kauza e Çamërisë.

Këndvështrimet politike që duhet t'i bëhen çështjes çame nuk duhet të jenë partiake por nga pikëpamja kombëtare dhe unë mendoj që është koha për tu trajtuar si e tillë.''

Në këtë libër janë të përmbledhur 143 artikuj të dedikuar historise dhe çështjes çame e cila edhe sot vijon të mbetet një temë e nxehtë.

EMISIONET