Shkon në 34 numri i viktimave nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut, 760 të infektuar

Shkon në 34 numri i viktimave nga Covid-19 në Maqedoninë e

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut konfirmoi edhe dy viktima nga Covid-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 34. 

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 49 raste të reja. Numri total i të infektuarve ka arritur në 760.

"Një pacient 73 vjeç nga Prilepi vdiq në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Febrile në Shkup, ai u shtrua në spital më 1 prill, kurse në Kumanovë vdiq një pacient i porsadiagnostikuar 76 vjeç në Klinikën e Hematologjisë", thuhet në deklaratën e ministrisë.

Deri më tani, shumica e rasteve të koronavirusit janë regjistruar në Shkup (297), Kumanovë (182), Prilep (58), Dibër (49), Strugë (33), Tetovë (31), Shtip (27), Veles ( 24) dhe Koçan (20).

EMISIONET