Shkon në 2000 numri i të vdekurve nga koronavirusi, mbi 75 000 persona të prekur në gjithë botën

Shkon në 2000 numri i të vdekurve nga koronavirusi, mbi 75 000 persona

Në Kinë është shënuar për herë të parë një numër më i madh i pacientëve të shëruar nga koronavirusi i ri sesa i atyre të infektuar me epideminë vdekjeprurëse.

Mbi 1,824 persona u liruan të mërkurën nga spitali me shëndet të plotë nga infeksioni, ndërsa 1,700 pacientë të rinj u konfirmuan si bartës të virusit.

Në rang vendi, numri i viktimave kaloi shifrën 2 mijë.

Sipas një studimi të fundit të autoriteteve kineze, katër në pesë pacientë bartës të virusit mund të shërohen plotësisht nga sëmundja.

Megjithatë, OBSH-ja ka raportuar raste të infeksionit nga njeriu-te-njeriu edhe jashtë Kinës.

"Deri tani janë 92 raste të konfirmuara të infeksionit nga njeriu në 12 shtete të botës," - informoi shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Në total, numri i të infektuarve në botë ka arritur 75 mijë, edhe pse më pak se 1 mijë gjenden jashtë Kinës.

Përveç provincës së Hubeit që është epiqendra e epidemisë, rastet më të shumta jashtë saj po raportohen në Japoni ku një anije turistike me afro 3,000 pasagjerë qëndron në karantinë prej 2 javësh.

Të mërkurën, 500 udhëtarë të dyshuar si të painfektuar nisën të zbresin nga anija për t'u bashkuar me komunitetin, me gjithë paralajmërimet e ekspertëve infeksionistë se kjo përbën rrezik.

EMISIONET