Shkon me dhimbje stomaku në spital, mjekët i japin vetëm pak muaj jetë

Shkon me dhimbje stomaku në spital, mjekët i japin vetëm pak muaj

Një grua që shkoi tek doktori për tu vizituar për shkak se kishte dhimbje stomaku ka marrë lajmin më të keq të jetës së saj. Pas vizitës mjekët i thanë se kishte vetëm disa muaj jetë pasi u diagnostikua me kancer në fazën e fundit.

Amelia Page, 30 vjeç, mori lajmin shkatërrues javën e kaluar, vetëm tre muaj pas fillimit të simptomave.

Gruaja, e cila jetonte në Dubai, kishte shkuar për të vizituar familjen në Gaerwen, Anglesey kur mori rezultatet tronditëse nga mjeku i saj në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Fillimisht kanceri i preku stomakun pastaj iu përhap në zorrë, legen, vezore dhe në veshka, duke i lënë vetëm pak muaj jetë.

Amelia do nisë kimioterapinë për të zgjatur muajt e jetës.  Më shumë se 3000 paund janë mbledhur për Amelian që kur u nis një fushatë GoFundMe nga motra e saj.

EMISIONET