Shkolla “Ahmet Gashi” hap dyert si qendër komunitare për të rinjtë e Laprakës

Shkolla “Ahmet Gashi” hap dyert si qendër komunitare për

Shkolla "Ahmet Gashi" në njësinë administrative 11 në Tiranë, është bërë pjesë e projektit për të mbajtur të hapura ambientet sportive për banorët e zonës. 

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj,  në prezantimin e nismës ka theksuar se do të jenë 62 ambiente, që mund të shfrytëzohen nga të rinjtë. 

Madje ai ka paralamëruar dhe zhvillimin e një kampionati.

Veliaj: Sa bie zilja e mësimit, shumica e këtyre terreneve boshatisen. Në një Tiranë me 1 milion banorë, me kaq shumë të rinj, a e kemi luksin që t’i lëmë të pashfrytëzuara? Mezi pres që tani që kemi hapur 62 palestra, të kemi gjithashtu edhe një kampionat mes 62 skuadrave rinore. Në qoftë se i gjithë qyteti i Tiranës përfshihet nga kjo valë sportive, do të kemi një qytet shumë herë më të mirë nga ai që kemi sot.

Duke e parë si një mundësi të mirë ku të vegjlit mund të spikasin talentin e tyre, Veliaj ftoi të rinjtë të regjistrojnë fëmijët në kurset sportive.

Veliaj: Sa më shumë prindër që i sjellin fëmijët të merren me sport, aq më pak fëmijë do të kemi nesër në pikat e basteve, nëpër kafene. Një mënyrë për të shmangur që kjo gjeneratë, të mos ketë fatin e gjeneratave të mëparshme, është t’i sjellim në kurse të tilla.

Nisma e bashkisë së Tiranës ka marrë dhe mbështetjen e basketbollit shqiptar, kapiteni i kombëtares tonë, Gerti Shima.

EMISIONET