Shkodër, përplasen dy motoçikleta, plagosen dy drejtuesit

Shkodër, përplasen dy motoçikleta, plagosen dy drejtuesit

Dy motoçikleta janë përplasur sot në mëngjes në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:30 në aksin rrugor Kryebushat- Vau Dejës, në vendin e quajtur Stajka

“Si pasojë e aksidentit janë demtuar dy drejtuesit e mjeteve, shtetasi K. P, vjeç 27, i dëmtuar lehtë, jashtë rreziku për jetën. Si dhe shtetasi Z. G. vjeç 67, i cili është në gjëndje të rëndë shëndetsore”, sqaron policia.

Të plagosurit janë dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër për ndihmë mjeksore.

Po punohet me grup hetimor për sqarimin rrethanave të aksidentit.

/Oranews.tv/

EMISIONET