Shkodër, ndihma në materiale higjieno-sanitare për spitalin nga Caritasi Shqiptar

Shkodër, ndihma në materiale higjieno-sanitare për spitalin nga

Në një kohë kur rastet me Covid në Shqipëri po njohin rritje dhe nevojat e spitaleve për materiale higjieno-sanitare dhe mjete diagonostifikuese janë një domosdoshmëri, spitalit ë Shkodrës i ka ardhur në ndihmë Caritasi Shqiptar.

Imzot Angelo Massafra, arqipeshkëv i Shkodres dhe njëherësh president i Caritasit, tha se Spitalet janë shtëpia jonë e përbashkët kur kemi nevoje.

Drejtorja e Përgjithshme e Operatorit të Kujdesit Shëndetësor pranë Ministrisë së Shëndetësisë Mirela Cami, duke vlerësuar ndihmën tha se mbështetja për spitalet nuk do të ndalet.

Rastet në shtim edhe në Shkodër bënë që apeli si ndaj qytetareve dhe institucioneve të mos mungojë për të respektuar rregullat.

Paralelisht ministria në vlerësim të situatës, jo vetëm në këto javë por edhe për vjeshtën, do të shohë nëse lind nevoja që edhe spitalet në rrethe të jenë Covid.

“Nëse do të ketë rritje të infektuarve, do të ketë shikohet edhe mundësia e trajtimit të tyre në spitalet rajonale.” 

Një ndihmë e tillë do të shkojë edhe për spitalet rajonale të Lezhës, Elbasanit dhe Qendrat Shëndetësore të Qarkut Berat.

EMISIONET