Shkodër, ndërhynë kur shkëmbehej malli, trafikantët përplasin makinën e policisë

Shkodër, ndërhynë kur shkëmbehej malli, trafikantët

Goditet një grup i trafikut të lëndëve narkotike në Shkodër. Gjashtë persona janë arrestuar ndërsa janë shpallur në kërkim dy të tjerë, si grup i strukturuar kriminal në fushën e Narkotikëve.

Operacioni i koduar WEST UNIVERS” u ndërmor në orët e para të mëngjesit të 16 qershorit ndërsa procedimi penal kishte nisur më 7 qershor. Gjatë operacionit u  sekuestruan 200 kg kanabis. 

Si ra në gjurmët e grupit kriminal?

Procedimi penal nisi më  7 qershor 2018 nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër mbi bazën e infomacionit të dhënë nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Shkodër se shtetasi Ramadan Mustaf Dushaj, i datëlindjes 03.10.1957 lindur dhe banues në fshatin Dobre të Malësisë së Madhe, organizonte veprimtari për financimin dhe transportin e lëndëve narkotike (marijuanë) në Qarkun e Shkodrës.

"Nga infomacioni i marrë në rrugë operative ka rezultuar se shtetasi në fjalë kamuflonte veprimtarinë e paligjshme të tregtimit të lëndëve narkotike me aktivitet të grumbullimit dhe shitjes së produkteve bujqësore. Sipas informacionit, shtetasi në fjalë kishte grumbulluar sasi të konsiderueshme lënde narkotike, për të cilën kërkonte treg shitjeje. Për këtë qëllim shtetasi Ramadan Dushaj mbante me vete mostra të lëndës narkotike, të cilën kërkonte ta shiste" informoi prokuroria e Shkodrës.

Shkembimi i mallit dhe perplasja

Shkëmbimi i droges do te behej ne mesnate. Në atë moment policia ka ndërhyrë dhe personat e arrestuar kanë goditur makinën e policisë.

"Nga veprimet që u kryen në datë 15.06.20018 dhe 16.06.2018, rezultoi se në aksin rrugor Shkodër - Lezhë - Milot këta persona do të kryenin shkëmbimin e  sasisë së  lëndës narkotike, dhe menjëherë u ndërhy nga punonjësit e policisë ku në momentin e shkëmbimit të lëndës narkotike personat e arrestuar kanë goditur me automjete punonjësit e policisë duke vënë në rrezik jetën e tyre" informoi policia e Shkodrës.

"Si rrjedhojë më 15 qershor 2018, ora 23:54 punonjës të policisë të Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, pranë vendit të quajtur Kompleksi “Univers” kanë bërë kapjen në flagrancë të shtetasve:

Ardit  Haxhagiqi, 34 vjeç banues ne Shkoder, i arrestuar në flagrancë  "Prodhim dhe shitje lëndëve narkotike" në bashkëpunim , parashikuar nga nenet 283/2, i Kodit Penal.

Fatbardh Gostini, 37 vjeç, banues në Lezhë,  i arrestuar në flagrancë  "Prodhim dhe shitje lëndëve narkotike" në bashkëpunim , parashikuar nga nenet 283/2, i Kodit Penal.

Neritan Saraçi, 51 vjeç, banues në Shkodër,  i arrestuar në flagrancë  "Prodhim dhe shitje lëndëve narkotike" në bashkëpunim , parashikuar nga nenet 283/2, i Kodit Penal.

Rezart  Çarçani, 34 vjeç, banues në Shkodër, i arrestuar në flagrancë  " Prodhim dhe shitje lëndëve narkotike" në bashkëpunim , parashikuar nga nenet 283/2, i Kodit Penal.

Ramadan Dushaj, 61 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër, i arrestuar në flagrancë  " Prodhim dhe shitje lëndëve narkotike" në bashkëpunim , parashikuar nga nenet 283/2, i Kodit Penal.

Vilson Noka (Nokaj), 26 vjeç, i arrestuar në flagrancë  " Prodhim dhe shitje lëndëve narkotike" në bashkëpunim , parashikuar nga nenet 283/2, i Kodit Penal,  dhe “prodhim  dhe mbajtje pa leje i armëve të zjarrit” parashikuar nga neni 278 Kodit Penal, pasi ju gjet një pistolet TT, njëkohësisht është dhe person në kërkim, i denuar me 9 vite burgim,  për veprat penale “Vrasje e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtjes pa leje”, parashikuar nga nenet 76, 22, 278.

Si dhe u shpallën  në kërkim 

Shtetasit:

F.M. 30 vjec i shpallur në kërkim për veprën penale  " Prodhim dhe shitje lendeve narkotike", “prodhim  dhe mbajtje pa leje i armëve të zjarrit” parashikuar nga nenet 283/2 dhe 287  i Kodit Penal,  ndërsa ka qënë person me precedent penal dhe i arrestuar më parë për veprat penale  “Kanosje”, “pengim apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”, “Prishje e rendit dhe qetësisë publike”, Plagosje e lehtë me dashje”,  parashikuar nga nenet , 283/2,  278, 84, 325, 274, 89 Kodit Penal, ka qënë i dënuar për veprat penale, “Pengim i subjekteve zgjedhore” “Prodhim  dhe mbajtje pa leje i armëve të zjarrit”, “Kanosje”

S.N. 20 vjec, i shpallur në kërkim për veprën penale  " Prodhim dhe shitje lendeve narkotike", “prodhim  dhe mbajtje pa leje i armëve të zjarrit” parashikuar nga nenet 283/2 dhe 287  i Kodit Penal,  ndërsa ka qënë person me precedent penal dhe i arrestuar më parë për veprat penale  “kanosje”, “pengim apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”, “prishje e rendit dhe qetësis Publike”, Plagosje e leht me dashje”,  parashikuar nga nenet , 283/2,  278, 84, 325, 274, 89 Kodit Penal, ka qënë i dënuar për veprat penale, “Pengim i subjekteve zgjedhore” “Prodhim  dhe mbajtje pa leje i armëve të zjarrit”, “Kanosje” ,

Ku kishte shtrire aktivitetin grupi?

"Arrestimi i tyre u bë, pasi nga tërësia e veprimeve policore dhe hetimore të kryera prej një periudhë kohore disa mujore në funksion dhe të procedimit penal,  u arrit që të bëhet goditja finale e këtij grupi kriminal dhe dokumentimi i aktivitetit të tyre ku ky grup e kishte shtrirë aktivitetin kriminal në qytet Shkodër, Lezhë, Kurbin dhe Malsi e Madhe. Në këtë grup kriminal të gjithë personat kanë patur rolin e tyre ku këta persona në një kohë të shkurtër kanë arritur të sigurojnë  lëndën narkotike me qëllim shitjen dhe trafikimin e saj." informon policia

Sekuestrimi

Gjatë zhvillimit  të operacionit këtyre personave u janë sekuestruar:

* 200 kg,  lëndë narkotike e dyshuar si ajo e cannabis Sativa.

* 2 pistoleta, tip TT,

* 1 kuti me 20 fishekë pistolete.

* 1 automjet i markës Benz Mercdes

* 1automjet i markës BMË.

* 7 Telefona cellular të markave të ndryshëm.

* Dokumenta të ndryshëm të perësonave.

* 1 radio dhënëse marrëse si ato të policisë.

* Një sasi lekësh.

Vijojnë hetimet dhe veprimet operacionale në terren në Rrethet e M. Madhe, Shkodër dhe Lezhë, për identifikimin e personave të tjerë të implikuar.

Vilson Ndoka ne kerkim per vrasje

Nga veprimet e para hetimore të kryera rezultoi se shtetasi Vilson Gjergj Ndoka ishte person i shpallur më parë në kërkim pasi me vendimin me numër 769, të datës 20.10.2014 ndaj ketij shtetasi ishte caktuar masa e sigurimit personal “arrest në burg” për kryerjen e veprave penale të “Vrasjes me dashje” mbetur në tentativë, në bashkepunim dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake”, të parashikuara nga nenet 76, 22, 25 dhe 278/2 të Kodit Penal.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.

EMISIONET