Covid 19 vijon të zgjerojë vatra në rrethe, ku shkodra është zona më e nxehtë pas Tiranës. Në Durrës zyrtarisht nuk pati asnjë të infektuar, pasi punonjësit e DSHP ishin vetë në karantinë!

Koronavirusi vijon të zgjerojë vatrat në Shkodër duke e kthyer në vatrën më të nxehtë pas Tiranës.

Vatra të reja u konfirmuan edhe në Elbasan.

4 rastet e së mërkurës janë tre anëtarë të një familje dhe një i ri që punon në kryeqytet.

3 rastet në Delvinë e Kurbin dyshohen raste kontakti!

Si rrallë herë në muajt e fundit, Kruja kishte vetëm një rast të ri me koronavirus, aq sa Kukësi, Lezha e Saranda.

Durrësi u shënua pa raste të mërkurën!

Por në këtë pasqyrë mund të ketë ndikuar fakti drejtoria e Shëndetit Publik kishte pezulluar punën pasi disa punonjës rezultuan të prekur me koronavirus.

Kreu i sindikatës, Zija Alhysa në një intervistë për Ora News zbuloi propozimin për të zgjidhur situatën e krijuar dhe rihapjen e shërbimit epidemiologjik.

''Kush nuk është i sëmurë, kush nuk ka shenja gripi, duhet të krijohen grup prapë.''

Në Shqipëri rezultojnë 999 persona aktivë me COVID19, ku numri më i lartë i të prekurve ëshë në qarqet Tiranë, Durrës e Shkodër.

/Ora News.tv/