Shkërmoqen automjetet, rripi i sigurimit shpëton paq katër persona

Katër persona kanë shpëtuar për mrekulli pas një aksidenti me tre automjete pranë një shkolle të mesme në Arizona.

Në pamjet e publikuara duket se si një makinë është sipër tjetrës në një mënyrë tërësisht të pasigurt. 

Të dielën në mbrëmje, zjarrfikësit u përgjigjën raporteve të një aksidenti me tre automjete në Williamson Valley Road pranë hyrjes në Shkollën e Mesme të Granitit. Personeli i emergjencës ishte i tronditur nga ajo që panë pasi arritën në vendin e ngjarjes.

Fotografitë e postuara në faqen e Facebook të policisë tregojnë veturën e bardhë që qëndron sipër një makine të kuqe. Automjetet janë dëmtuar, por njerëzit nuk kanë pësuar lëndime për shkak të rripit të sigurimit.

Gruaja në veturën e bardhë tha se po udhëtonte kur u godit nga një makinë e zezë, prandaj humbi tërësisht kontrollin e timonit. Rrotullimi që pati në ajër e bëri të përfundonte sipër makinës së kuqe.

Autoritetet po ia kreditojnë këtë mrekulli rripave të sigurimit që duhet ti përdorë çdo shofer dhe pasagjer.

EMISIONET