Shkencëtarja hedh poshtë teorinë konspirative: S'ka asnjë mundësi që COVID-19 të jetë bërë nga njeriu

Shkencëtarët janë në luftë me kohën për të zbuluar vaksinën e cila do të mundë koronavirusin. Deri tani në të gjithë botën COVID-19 ka shkaktuar mbi 11 277 të vdekur e 271,141 të infektuar mijë të infektuar ndërkohë janë shëruar mbi 90 mijë persona.

Në një intervistë me skype me gazetaren Beti Njuma në studion e RTV  Ora, Detina Zalli pedagoge në Oxford University tregon se aktualisht po testohen 5 vaksina kundër koronavirusit. Gjithashtu hedh poshtë dhe teorinë konspirative se ky virus të ketë dalë nga një laborator.

Si po ecet me vaksinat kunder koronavirusit?

Aktualisht po testohen 5 vaksina kundër koronavirusit. E para është në Boston, dhe është aplikuar tek pacienti i parë në fillim të kësaj jave, në Siatell.

Në Angli po testohet vaksina e parë në universitetin e Oksfordit, Ajo do të testohet tek kafshët javën tjetër dhe në muajin prill mund të testohet tek njerëzit.

Në Gjermani, SHBA e Kinë po bëhet një luftë e madhe për të gjetur vaksinën sa më shpejt.

Po sa kohë duhet për tu aplikuar në popullatë kjo vaksinë?

"Nëse provohet që është efikase duhet të sigurohet që nuk ka efekte anësore dhe  të jetë e përshtatshme si për moshën e madhe dhe fëmijët dhe do të marrë kohë. Nuk mund ta them kohën e saktë por besoj se deri në fund të vitit

Donald Trump foli për një ilac që quhet Clorox që është përdorur për të trajtuar sëmundjen e malaries, por nuk ka fakte të forta shkencore që mund ta mbështesin këtë vendim ndërsa dua të them se mjekët në SHBA janë të lirë dhe mund të përshkruajnë ligjërisht cdo ilac që mund të mendojnë se është efikas për pacientin e tyre, por ky ilaç nuk është çertifikuar.

Janë 35 kompani farmaceutike që po punojnë për këtë por janë vetëm 5 vaksinat e para që po testohen në kohën e tanishme."

 A është më i rrezikshëm sesa gripi ky koronavirus?

"Patjetër që është më i rrezikshëm edhe sepse nuk kemi ende ilace antivirale dhe cdo gjë është e panjohur. Shpresojmë që zhvillimin e vaksinave dhe ilaçeve çdo gjë do të normalizohet."

  A është e vërtetë teoria konspirative se ky virus është krijuar në laborator nga njeriu?

“Si shkencëtare ju siguroj se nuk ka asnjë mundësi që COVID-19  të jetë bërë nga njeriu duke u bazuar nga datat gjenomike që janë shumë të ngjashme me viruset e tjera. Ky virus A është gjendur në lakuriqë i cili ka shkuar tek një kafshë tjetër kineze dhe është transmetuar më pas tek njerëzit. Por bazuar në datat gjenetike nuk ka mundësi që ky virus të jetë  bërë nga njerëzit. Dua që njerëzit të qetësohen.'

A qëndron në ajër ky virus?

"Shkencëtarët kanë mendime të ndryshme. Kanë disa që thonë që qëndron  në ajër deri në 3 orë, ndërsa disa nuk e mbështesin pasi thonë se nëse do të ishte e mundur do të kishte raste më të mëdha të personave të infektuar. Por eksperimentet e fundit tregojnë që ky virus ka mundësi të qëndrojë në ajër,madje janë bërë disa eksperimente që kanë konfirmuar këtë por mënyra e transmetimit të virusit në këtë mënyrë është shumë më e vogël në krahasim me transmetimin nga njeriu tek njeriu, psh kur teshtin." 

EMISIONET