Shkencëtarët kanë zbuluar një shenjë të re që tregon se mund të jeni të infektuar me koronavirus, pa patur asnjë simptomë tjetër.

Studiuesit  thonë se disa njerëz kanë shfaqur lloje specifike të skuqjes në lëkurë kur ata kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, por nuk kanë pasur simptoma të tjera si kolla e thatë apo ethe.

Mjekët kanë përshkruar këtë simptomë si një plagë e kuqe e irrituar në lëkurë. Ata kanë thënë se lëkura e kuqe mund të jetë e dhimbshme.

Sipas Unionit Kombëtar Francez të Dermatologëve - Venereologëve (SNDV), një numër i pacientëve COVID-19 kanë treguar kushte të tilla.

Organizata tha se simptomat dermatologjike janë gjendur edhe tek personat  me simptoma të frymëmarrjes dhe tek persona pa simptoma fare.

Një zëdhënës i SNDV është shprehur: Ne jemi duke paralajmëruar publikun dhe profesionistët mjekësor në mënyrë që të zbulojmë këta pacientë që mund të jenë potencialisht pëhapës së koronavirusit sa më shpejtë që të jetë e mundur.

/Ora News.tv/