Shkencëtarët në Australi thonë se ata kanë identifikuar se si sistemi imunitar i trupit lufton virusin Covid-19.

Hulumtimi i tyre, botuar në revistën Nature Medicine të martën, tregon se njerëzit po shërohen nga virusi i ri, njësoj si gripi.

Përcaktimi se cilat qelizat imune shfaqen duhet të ndihmojnë gjithashtu në prodhimin e vaksinave, thonë ekspertët.

Shumë njerëz janë rikuperuar nga Covid-19, që do të thotë se sistemi imunitar mund të luftojë me sukses virusin.

Për herë të parë, hulumtimi identifikoi katër lloje të qelizave imune, që paraqiteshin për të luftuar Covid-19.

"Ky zbulim është i rëndësishëm sepse është hera e parë kur ne me të vërtetë po kuptojmë se si sistemi ynë imunitar lufton koronavirusin e ri", tha bashkëautori i studimit Prof Katherine Kedzierska.

Studimi sjell rastin e një gruaje 47-vjecare, e cila ishte e prekur nga koronavirusi dhe që u shërua brenda 14 ditëve.

Prof Kedzierska tha për BBC se  ekipi i saj kishte ekzaminuar "gjerësinë e përgjigjes imune" në këtë pacient.

“Tre ditë para se gruaja të fillonte të përmirësohej, qelizat specifike u vunë re në gjakun e saj. E njëjta gjë ndodh edhe tek pacientet me grip të zakonshëm, ku këto qeliza shfaqen rreth kësaj kohe para shërimit, tha Prof Kedzierska.

Në nivel global, autoritetet kanë konfirmuar më shumë se 160,000 raste të koronavirusit dhe rreth 6.500 vdekje.

/Ora News.tv/