Shkencëtarët: Kujdes, seksi me robotë po shkakton dëme psikologjike dhe morale

Shkencëtarët: Kujdes, seksi me robotë po shkakton dëme

Studiuesit amerikanë kanë paralajmëruar se përdorimi i robotëve seksi me inteligjencë artificiale (AI) paraqet një kërcënim psikologjik dhe moral për individët dhe shoqërinë.

Shkencëtarët duan të parandalojnë përdorimin e parregulluar të robotëve të tillë.

Dr Christine Hendren nga Universiteti Duke tha për BBC Neës se "rreziqet janë të larta nëse përdoren”.

"Disa robotë janë programuar edhe për të treguar rezistencë ndaj përdoruesëve duke krijuar kështu idenë e një përdhunimi. Disa të tjerë janë dizenjuar si fëmijë nën moshë, duke kënaqur kështu psikopatinë e pedofilëve. Nëse duam t’i shuajmë këto fenomene, nuk mund ta bësh duke ushqyer psikopatinë e tyre” – shprehet ajo.

Një numër i madh i këtyre lodrave shiten dhe online, çmimet e të cilave varijojnë nga 8 mijë deri në 10 mijë dollarë.

Një numër i madh robotësh seksi reklamohen në internet. Një firmë me qendër në SHBA, Realrobitix, ka postuar një video marketing robotin e saj Harmony që kushton rreth 8,000-10,000 dollarë.

Është një kukull me përmasat e një njeriu e cila mund të lëviz sytë dhe qafën, dhe gjithashtu buzët ndërsa flet.

"Një marrëdhënie me një të dashur bazohet në intimitet, lidhje dhe reciprocitet. Këto janë gjëra që nuk mund të kopjohen nga makinat," shprehet Kathleen Richardson, profesore e Etikës dhe Kulturës së Robotëve e cila i konsideron të paligjshme.

EMISIONET