Shkencëtarët krijojnë spermatozoidin nga qelizat femërore

Shkencëtarët krijojnë spermatozoidin nga qelizat femërore

Një grup shkencëtarësh britanikë konfirmon se kanë qenë në gjendje të krijojnë spermatozoidë nga qelizat staminale të palcës së kockave femërore, duke i dhënë kështu fund riprodhimit vetëm nga babai.

Ekspertët e Universitetit të New Castle kanë zhvilluar eksperimente vitin e kaluar dhe kanë deklaruar se ia kanë dalë të konvertojnë qelizat staminale të palcës kockore nga burrat në spermatozoidë të pa zhvilluar.

Në numrin e revistës New Scientist, Karim Nayernia një nga kërkuesit e përfshirë ka dhënë një intervistë, ku thoshte se tani shkencëtarët e kanë përsëritur eksperimentin me qelizat staminale të palcës kockore të grave.  Kjo mund t’i hapë rrugën krijimit të spermës femërore.

Gjatë punës, Nayernia ka deklaruar për “New Scientist” që është e mundur që spermatozoidi ende ‘primitiv’ i krijuar, t’i nënshtrohet proçesit të maturimit, në mënyrë që të mund t’i lejonte fekondimin.

"Në parim, mendoj se kjo mund të jetë shkencërisht e mundur”, tha Nayernia.

“New Scientist” sjell edhe një eksperiment të kryer nga shkencëtarët brazilianë të Institutit Butantan të San Paolos.

Revista tregon se ekspertët po studionin vezët dhe spermatozoidet e prodhuara nga një kulturë të qelizave staminale embrionale të minjve meshkuj.

Revista citon punën e publikuar nga brazilianët në revistën “Cloning and Stem Cells” (Klonimi dhe qelizat staminale), në të cilën thuhet se kërkuesit konfirmojnë se ende spermatozoidi i krijuar nuk mund të fekondojë.

"Po nisim eksperimentet me qelizat staminale embrionale njerëzore dhe nëse do kemi sukses, hap ii radhës do jetë të shohim nëse spermatozoidët mund të krijohen nga qelizat e tjera”, thotë një nga shkencëtaret, Irina Kerkis.

 "Besoj se është e mundur, por nuk e di se si do ishte kjo për njerëzit”, thotë bashkë kordinatorja.

EMISIONET