Shkencëtarët australianë: Ky medikament mund ta mposhtë Covid-19 brenda 48 orësh

Shkencëtarët australianë: Ky medikament mund ta mposhtë

Kërkimet mjekësore për të gjetur një kurë të mundshme për koronavirusin vazhdojnë në të gjithë botën.

Një grup shkencëtarësh australianë po kryejnë teste me “Ivermectin”, një ilaç që zakonisht përdoret për të trajtuar sëmundje të tjera. Sipas testimeve, duket se ata arritën në konkluzionin se ai mund të vrasë virusin në 48 orë.

Në studimet e kryera nga Instituti i Biomjekësisë (BDI) në Universitetin Monash në Melbourne, në bashkëpunim me Institutin Doherty, në fakt u zbulua se “Ivermectin” ia del mbanë për të eleminuar ngarkesën virale të koronavirusit në dy ditë.

“Ne zbuluam që edhe një dozë e vetme mund ta eliminojë brenda 48 orëve dhe se ka gjithashtu një ulje të konsiderueshme brenda 24 orëve,” thanë zyrtarët e studimit në deklaratat e mbledhura nga agjensia spanjolle e lajmeve, Europa Press.

Megjithatë, të njëjtët shkencëtarë pranuan se do të duhet më shumë kohë për të verifikuar efektivitetin e tij në mposhtjen e koronavirusit te njerëzit.

“Tani duhet të përcaktojmë nëse doza që mund të përdoret tek njerëzit është efektive, ky është hapi tjetër”, thanë studiuesit.

Në rast se ata vërtet mund të vërtetonin dobinë e këtij ilaçi kundër Covid-19, do të ishte një nga zbulimet më të rëndësishme në sektorin e mjekësisë vitet e fundit.

EMISIONET