Shkëlqeu te Partizani, sulmuesi pranë gjigantit turk

Shkëlqeu te Partizani, sulmuesi pranë gjigantit turk

Ish-sulmuesi i Partizanit, Caleb Ekuban është shumë pranë kalimit te Trabzonspor.

Ganezi është aktualisht pjesë e skuadrës turke, por paraqitjet e 25 vjeçarit i kanë bindur drejtuesit që ta blejnë përfundimisht. Sipas asaj që shkruan "Fotomac" marrëveshja do të finalizohet në dy javët e ardhshme për një tarifë prej 1 milion eurosh.

Ekuban, kartonin e të cilit e zotëron skuadra angleze e Leeds United ka dalë nga akademia e italianëve të Chievos, por që nuk arriti kurrë të bëj hapin e madh. Huazimi te Partizani shërbeu si trampolinë për të, ku me të kuqtë realizoi një lumë golash. Pas kësaj paraqitje, ishte radha e Leeds United për ta huazuar, ku realizoi një gol në 12 takime.

Pasi u bë e qartë se ai nuk do të ishte në planet e menaxherit të ri, Marcelo Bielsa, Ekuban u bashkua në gusht 2018 me Trabzonspor në formë huazimi. Ekuban ka bërë 29 paraqitje për Trabzonspor këtë sezon, duke shënuar tetë gola.

EMISIONET