Shkëlqeu në Europian, Milani dhe Juve në garë për talentin spanjoll

Shkëlqeu në Europian, Milani dhe Juve në garë për

Konsiderohet si një nga talentet më premtues të futbollit spanjoll. 

Dani Olmo edhe pse luan jashtë kufinjëve të shtetit iberik mbetet një nga emrat më të lakuar në merkato. Emisarë të Milanit dhe Juventusit ishin të pranishëm në sfidën e Champions League mes Dinamo Zagrebit dhe Shakhtar Donesk, me mision për të vëzhguar nga afër “yjet” e të dyja skuadrave.

Objektivi kryesor i dy shoqërive italiane ishte 21-vjeçari, Olmo. Në radhët e klubit kroat sytë u përqendruan edhe te Nikola Moro, por 21-vjeçari nuk arriti të shkëlqente.

Gjithsesi, vëzhguesit e Milanit dhe Juventusit u përqendruan edhe te dy talentet brazilianë të Shaktarit, Marcos Antonio e Tete. Por në Zagreb nuk ishin të pranishëm vetëm italianët, pasi edhe klube si Borussia Dortmund, Bayern, Sevilla dhe Wolverhamptoni kishin të akomoduar përfaqësuesit e tyre.

EMISIONET