Shkatërron disa makina nga përplasja, telefonon policinë se i kanë vjedhur Peugeot

Shkatërron disa makina nga përplasja, telefonon policinë se i

Shoferi i një Peugeot ka goditur disa makina të parkuara përpara se të telefonojë policinë se makina e tij ishte vjedhur.

Shoferi, James Baker, 24 vjeç, hyri në një rrugë dytësore duke përplasur disa makina në anën tjetër.

Më pas, ai shkoi tek një kabinë telefonike dhe raportoi në polici se makina e tij ishte vjedhur nga një garazh.

Mendoi se ia hodhi, por gjurmët e ADN-së në airbag tregoi se vetura ishte drejtuar prej tij.

Pronarët e makinave të dëmtuara rëndë dolën menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa shoferi që shkaktoi dëmin po largohej.

Baker u shpall fajtor për aksidentin një vit më pas nga ngjarja, duke u gjobitur me 240 paund, ndërsa iu pezullua leja e drejtimit për dy vite. Gjithashtu, ai u detyrua të paguajë edhe 500 euro dëmin e shkaktuar.

EMISIONET