Shkatërrohet banda italo-shqiptare e kokainës, nga 11 të arrestuarit 2 u kapën në Shqipëri

Shkatërrohet banda italo-shqiptare e kokainës, nga 11 të

Autoritetet policore italiane  të qytetit të Pistoias informojnë se në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë ekzekutuar një operacion antidrogë i cili ka çuar në shkëtarrimin e një grupi trafikantësh italo-shqiptar që operonte në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike kokainë.

Operacioni i koduar "ZAD" u krye në bashkëpunim me shërbimin ndërkombëtar policor e me autoritetet e policisë shqiptare.

Në pranga janë vënë 11 persona të akuzuar për trafik ndërkombëtar kokaine, 9 në Itali dhe 2 në territorin shqiptar.

Rreth mesditës në një konferencë për mediat që do të mbahet në Prefekturën e Pistoias do të zbardhen detajet e këtij operacioni.

Kush janë të arrestuarit në Shqipëri dhe roli i tyre

Gjatë operacionit në Shqipëri, nga Policia e Shtetit u kapën shtetasit Florjan Palaj, 32 vjeç lindur në Shkodër dhe Ilia Deda, 49 vjeç, lindur në Cërrik.

"Gjykata e Hetimeve Para-Gjyqësore në Pistoia, Itali, ka lëshuar urdhër-arreste për 11 persona, ndërmjet tyre edhe këta dy shtetas, për veprën penale "Posedim dhe kontrabandim i paligjshëm i drogave, kryesisht kokainë" kryer në bashkëpunim. Maksimumi i dënimit 20 vjet burg".

Shtetasi F. P. ka luajtur rolin e tij si ndërmjetësues mes disa shtetasve shqiptarë të raportuar si blerës të pakove më kokainë, vepër penale të cilën e ka kryer në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ndërsa shtetasi I. D., duke vepruar në rolin e rishitësit të lëndës narkotike, në bashkëpunim me shtetas  shqiptarë dhe italianë ishte përgjegjës për mbledhjen dhe nxjerrjen në shitje të pakove me kokainë, sasi e siguruar dhe e ruajtur nga shtetas të tjerë shqiptarë.

Policia e Shtetit është e vendosur që të bashkëpunojnë ngushtësisht me partnerët për të luftuar me ashpërsi krimin e organizuar dhe terrorizmin.


EMISIONET