Shkarkimi i Muçit/ Noka: Po kryqëzohet një person dinjitoz; Minga: Vettingun e votuat me ata njerëz

Shkarkimi i Muçit/ Noka: Po kryqëzohet një person dinjitoz;

Ish-deputeti i PD-së, Flamur Noka u përfshi në debat më gazetarin Denis Minga në studion e e emisionit "360 Gradë", në RTV Ora.

Noka tha se gjyqtari Besnik Muçit është një peson serioz dhe po kryqëzohet, ndërsa

Minga u kundërpërgjigj duke thënë se Muçin e përjashtuan njerëzit që PD votoi sëbashku me PS-në.

Pjesë nga diskutimi

Flamur Noka: Për mua ka rëndësi të kryqëzohet dhe të eleminohet politikisht një person që ka qenë në drejtësi prej kaq vitesh dhe është konsideruar dinjitoz dhe kalon vettingun

Denis Minga: Po s'është anëtar i Gjykatës...

Flamur Noka: Se është Flamuri, se është Denisi apo Fatosi e Arlindi nuk ka asnjë lidhje se është Flamuri më i keq se Denisi s'ka lidhje kjo

Denis Minga: Besnik Muçi thotë jam anëtar i Gjykatës është apo sështë për ju.

Flamur Noka: Thelbi është që ti me 100 e ca milion të padeklaruara, zotri kalon vettingun dhe bëhesh babai i drejtësisë dhe ky zotëria tjetër me 40 milek të padeklaruara kryqëzohet.

Për të parë debatin e plotë ndiqni videon e plotë


EMISIONET