Spartak Ngjela: Se mos vetëm Fatmira Hajdari, pushteti gjyqësor koorporatë biznesi

Spartak Ngjela: Se mos vetëm Fatmira Hajdari, pushteti gjyqësor

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi sot nga detyra gjyqtaren e Gjykatës së Apelit të Tiranës, Fatmira Hajdari, e veja e liderit të demokracisë Azem Hajdari dhe nëna e deputetes Rudina Hajdari.

Në një intervistë për RTV Ora, avokati Spartak Ngjela tha se Hajdari duhet të shkojë në gjykatë dhe të justifikojë pasurinë.

Sipas tij, pushteti gjyqësor në Shqipëri ka qenë korporatë biznesi.

Spartak Ngjela: ''Pasuria është kryesorja. Edhe revokimi i vizës është bërë në funksion të pasurisë. Duhet ta justifikojë. Shko në gjykatë edhe zgjidhi. Problemi është ata i kam miq. Por sado miq që t'i kem, unë jam me të vërtetat. Dua më shumë të vërtetën. Vajza e vet tha nuk kam përgjegjësi fare, le t'i përgjigjet ligjit. Si unë foli edhe ajo. Ajo është nënshtetase amerikane, çpunë ka ajo se çfarë bën këtu e ëma e vet si gjyqtare në një sistem gjyqësor ultra të korruptuar. Se mos vetëm kjo? Pushteti gjyqësor në Shqipëri ka qenë korporatë biznesi.''

Intervistoi Beti Njuma, përgatiti në online Renato Çaushi.


EMISIONET