Itali: Policia arreston tre shqiptarë që shisnin kokainë, por më pas i liron

Itali: Policia arreston tre shqiptarë që shisnin kokainë, por

Tre shtetas shqiptarë janë arrestuar ditët e fundit në Itali, në rajonin e L`Aquila. Konkretisht, sipas medieve italiane, në pranga janë vënë dy shtetas, A.P, i datëlindjes së vitit 1991 dhe D.B., i datëlindjes së vitit 1990. Këta dy të rinj janë kapur me lëndë narkotike të llojit kokainë.

Sipas medieve, operacioni është zhvilluar të mërkurën e kaluar por është bërë publik gjatë fillimit të kësaj jave. Gjatë operacionit janë sekuestruar 2.5 gramë kokainë e ndarë në doza dhe një shumë prej 800 eurosh, që besohet se ishin të ardhura nga veprimtaria kriminale.

Megjithatë, dy të rinjtë nuk janë mbajtur në burg, pasi autoritetet kanë vendosur që hetimet ndaj tyre të vijojnë në gjendje të lirë. Gjithashtu, të premten në një tjetër operacion në L`Aquila, karabinierët arrestuan një të ri tjetër shqiptar, i cili dyshohet se është autor i shitjes së dozave të kokainës.

Të riut i janë sekuestruar materiale të përshtatshme për paketimin e lëndës narkotike dhe 900 euro që besohet se janë të ardhura nga veprimtaria e paligjshme. Megjitahtë, edhe ky shtetas me inicialet X.O, dot ë ndiqet penalisht në gjendje të lirë.

EMISIONET