SHISH ngre alarmin: Rusia ka shtuar ndërhyrjet në Shqipëri

Kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Helidon Bendo, ka raportuar me dyer të mbyllura në Komisionin e Sigurisë.

Mbledhja e Komisionit ka nisur me largimin e deputetëve të PS-së, Elena Gjina dhe Antoneta Dhima, nga mbledhja për shkak të mospajisjes me certifikatë sigurie.

Burime nga Komisioni bëjnë me dije se një pjesë e raportimit të kreut të SHISH ka qenë edhe ndikimi rus në Shqipëri por pa dhënë shumë detaje.

Raporti i klasifikuar i SHISH tani ndodhet në Kryeministri dhe kreu i këtij institucioni mësohet të jetë shprehur se një pjesë e këtij raporti në prill-maj do të vihet edhe në dispozicion të interesit publik.

Ndikimi rus në Shqipëri është bërë shkak edhe për akuza por edhe debate politike, ndaj ky raport është konsideruar i rëndësishëm për Komisionin.

I pranishëm në këtë mbledhje ka qenë edhe deputeti demokrat Myslim Murrizi, i cili nuk e ka dorëzuar mandatin.

Më parë ai ka deklaruar se do të ishte në parlament pas protestës së 16 marsit, por e ka thyer premtimin për shkak të rëndësisë së veçantë të raportit të SHISH.

EMISIONET