“Shiponjat po kthehen”, Shqiptarët nga SHBA: Në 2 mars për të mbrojtur Kushtetutën në Tiranë

“Shiponjat po kthehen”, Shqiptarët nga SHBA: Në 2 mars

Presidenti Ilir Meta publikoi mbrëmjen e të shtunës një video, ku disa qytetarë shqiptarë që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vijnë në Shqipëri për të marrë pjesë në tubimin e 2 marsit.

Ata shprehen se do të vijnë në Shqipëri jo për Presidentin, por për mbrojtjen e Kushtetutës.

Shqiptarët në videon e publikuar nga Presidenti, janë të profesioneve të ndryshme, dhe njëzëri thonë se “të gjithë së bashku për republikën dhe mbrojtje të Kushtetutës”. Ndërkohë, kreu i shtetit shprehet se “Shqiponjat po kthehen”.

Ilir Meta: Shqiponjat nga SHBA filluan të kthehen! 

Qindra të tjerë po vijnë për 2 marsin!

Shqiponjat kthehen në folenë e tyre!

Mirësevinë për t’u bashkuar më 2 mars me Pranverën Kuqezi! 

#PërKushtetutën #PërRepublikën #PërShqipërinë #PërKombin #BashkohuEdheTi

EMISIONET