Presidenti Ilir Meta e ka treguar shpesh herë që është një personazh popullor i politikës shqiptarë.

I tillë u shfaq edhe gjatë një aktivitet përkujtimor në Lezhë në nderim të At Gjergj Fishtës. I shfaqur krah të rinjve të veshur me kostume popullore, Ilir Meta "rrëmbeu" një vogëlush dhe e hipi kaliqafë.

"Ta bëjmë protokollin tamam", u shpreh Meta dhe e hipi në qafë vogëlushin nga Lezha.

Pas kësaj, Presidenti dhe djali i vogël bënë me dorë simbolin e shqiponjës.

Kujtojmë se Presidenti Ilir Meta në rininë e tij ka qenë peshëngritës.

/Ora News.tv/