Shikoni kushtet e një qebaptoreje në Spille, AKU gjobit dy subjekte dhe bllokon 1 prej tyre

AKU ka vendosur 6 gjoba në dy subjekte me vlerë 3.15 milionë lekë si dhe ka bllokuar dhjetëra kilogramë produkte ushqimore të skaduara.

Kontrollet janë zhvilluar në dy subjekte në Rrogozhinë dhe Spille nga të cilat ka rezultuar se subjekti ushtronte aktivitetin i papajisur me liçensë në veprimtarinë përkatëse “shitje me shumicë e produkteve me origjinë shtazore për njerëz (supermarket)” (kategoria II,1,B).

"Në momentin e kontrollit në subjekt u konstuan produkte të pa etiketuara në gjuhën shqipe (vaj misri, vaj kikiriku, majonezë, salcë domateje, makarona, miell). Gjithashtu u konstatua një sasi prej 5 kg mocarela pa etiketë dhe pa dokumentacion shoqërues si dhe një sërë produktesh ushqimore me afat të kaluar përdorimi ( çokollatë, mini Croisant etj)", thuhet në njoftimin e AKU.

Për shkeljet e konstatuara AKU mori masat e mëposhtme:

Gjobë 2,000,000 lekë për ushtrim të aktivitetit pa disponuar licensën përkatëse,

Gjobë 300,000 lekë për hedhjen në treg të produkteve me afat të kaluar përdorimi,

Gjobë 100,000 lekë për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë,

Gjobë 50,000 lekë për etiketim në kundërshtim me ligjin,

U bë bllokimi i produkteve të pasigurta për konsum me qëllim asgjesimin e tyre.

Po ashtu nga kontrolli i ushtruar në një tjetër subjekt në Spille, u konstatua se subjekti ushtron aktivitetin si qebabtore i parregjistruar (pa nipt). Aktiviteti ushtrohej në një ambjent të hapur dhe jashtë kushteve higjeno–sanitare (pajisjet që përdoreshin për gatim kishin prezencë ndryshku). Në momentin e kontrollit në subjekt u konstatuan produkte ushqimore, kryesisht pula e qofte të ambalazhuara pa dokumentacion shoqërues (faturë tatimore dhe raport analiza përkatëse apo certifikatë veterinare)

Për shkeljet e konstatuara AKU mori masat e mëposhtme:

Gjobë 500,000 lekë për mungesë të kushteve higjeno-sanitare,

Gjobë 200,000 lekë për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë,

U mor masa e bllokimit të menjëhershëm të aktivitetit si dhe u bë bllokimi i produkteve të konstatuara si të pasigurta për konsum.

EMISIONET