Arkeologët egjiptiane kanë gjetur 50 mumie që datojnë në Epokën e Ptolemeut (305-30BC), raporton Ministria e Antikiteteve.

Mumiet, nga të cilat 12 pre tyre ishin fëmijë, u gjetën në katër dhoma varri, 9 metra të thella në zonën e Tuna El-Gebel në Minya, në jug të kryeqytetit Kajro.

Disa ishin të mbështjellë me pëlhurë liri, të tjerë në arkivole guri ose në sarkofagë prej druri.

Identitetet e tyre nuk dihen, thanë zyrtarët, por me shumë mundësi kishin pozita të rëndësishme.






/Ora News.tv/