Shfaqet super seksi në konferencën para finales, ja sa kushtoi veshja e Era Istrefit

Ditën e nesërme, këngëtarja shqiptare Era Istrefi do të performojë në finalen e Kupës së Botës Rusi 2018. Ajo do të performojë këngën shoqëruese të kampionatit Botëror, “Live it up”, në hapjen e ceremonisë finale, e shoqëruar nga Will Smith dhe Nicky Jam.

Tre këngëtarët e himnit të Botërorit ishin të ftuar dje në Konferencën për shtyp të FIFA-s, ku këngëtarja shqiptare shkëlqeu me një kosum jeshil me barkun jashtë. Për të gjithë kuriozët, Era ka shpenzuar mijëra euro për veshjen e saj.

Sipas 'Whattheywearin', xhaketa nga Whyte Studio e Erës ka kushtuar 394,75€, atletet Gucci 1,200€, pantallonat 366€ dhe varësja J’adior 290€. Pra për veshjen në total, këngëtarja ka shpenzuar plot 2251€.

Për paraqitjen finale, Era ka përgatitur një veshje të veçantë këshilluar me shumë stilistë, e cila do ta bëjë atë të duket magjike.

EMISIONET