Sherr në një lokal në Itali, shqiptari plagoset me thikë

Sherr në një lokal në Itali, shqiptari plagoset me thikë

Një sherr mes dy grupeve italianë e shqiptarë ka degjeneruar në plagosjen me armë të një 38-vjeçari Italian dhe plagosjen me thikë të një Shqiptari 22 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në një lokal në Alba Adriatika në provincën e Teramos rreth orës 4 të mëngjesit të sotëm.

38-vjeçari italian i plagosur me armë zjarri. Është një  vëzhguar special nga forcat italiane të rendit me probleme me drejtësinë. Plumbi e ka marre në veshkë e i është nënshtruar një operacioni mjekësor. Ai ndodhet në gjëndje të rëndë por jashtë rrezikut për jetën

Ndërsa 22-vjeçari shqiptar është plagosur me thikë në njërin krah.

Ende janë të paqarta motivet e ngjarjes e policia italiane ka nisur një proces hetimi.

EMISIONET