Sherr midis prostitutave shqiptare, 34 vjeçarja: Dua të punoj vetëm

Sherr midis prostitutave shqiptare, 34 vjeçarja: Dua të punoj

Një 50 vjeçar nga Prato e Italisë është arrestuar nga policia lokale nën akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit.

Ndërkohë, nën ndjekje penale është vënë edhe një 27 vjeçar shqiptar, ndaj të cilit është vendosur masa e sigurisë detyrim me paraqitje pranë policisë gjyqësore.

Hetimet ndaj grupit të prostitucionit ku në kërkim është edhe një 39 vjeçar shqiptar, nisën pas denoncimit të dhunës nga një prostitutë 34 vjeçare shqiptare, e cila dëshironte të punonte e pavarur dhe të mos i dorëzonte paratë tutorëve.

Grupi i prostitucionit që shfrytëzohej nga grupi përbëhej kryesisht nga vajza shqiptare dhe ato ishin të detyruara të dorëzonin nga 500-600 euro në muaj. Për grupin punonin 4-5 vajza.

Gruaja shumë e frikësuar nga kërcënimet, vendosi të raportonte incidentin në polici duke nisur kështu hetimet.

Tani, policia është në kërkim të 39 vjeçarit shqiptar, i akuzuar si kreu i grupit të shfrytëzimit të prostitucionit.

EMISIONET