Vlorë: Vritet 25-vjeçari mes sherrit për të mbrojtur të vëllanë. 15 vjeçari arrestohet si autor

Vlorë: Vritet 25-vjeçari mes sherrit për të mbrojtur

Një 15-vjeçar është autori i vrasjes me thikë të një 25-vjeçari mbrëmjen e djeshme në Vlorë. Viktima kishte ndërhyrë për të shpëtuar të vëllanë e vogël të përfshirë në një sherr me bashkëmoshatarë.

Ndërhyrja për të shpëtuar të vëllanë më të vogël, të përfshirë në një sherr me bashkëmoshatarë i kushtoi jetën një 25-vjeçari në Vlorë!

Aleksandër Petanaj, u qëllua me thikë nga një 15-vjeçar!

Mbeti i plagosur rëndë dhe u dërgua në Spitalin e Vlorës.

25-vjeçari qëndroi mbi 4 orë në sallën e operacionit, por nuk arriti të shpëtonte.

Ai kishte marrë plagë në trup dhe një afër zemrës që rezultoi fatale për jetën.

Ngjarja ndodhi në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në lagjen "24 Maji" Vlorë, pranë vendit të quajtur "Ish-ushqimores".

Petanaj sipas burimeve kishte shkuar aty për të shuar sherrin të vëllait me disa persona të tjerë, por është kthyer në objektiv të sulmit me thikë.

Gjurmët e sherrit ishin të dukshme edhe disa orë më pas!

Disa orë më pas, policia arriti të identifikojë dhe arrestojë autorin e dyshuar të identifikuar me incialet G. T.

15-vjeçari pritet  të merret në pyetje në vijim në funksion të sqarimit të shkaqeve dhe rrethanave të sherrit që përgjaku Vlorën.

Ngjarjet kriminale ku janë përfshirë adoleshentët janë në trend rritës, por vrasja në Vlorë është me e rënda e muajve të fundit.


EMISIONET