Shërohet pacienti i diagnostikuar me pneumoninë e lidhur me koronavirusin

Shërohet pacienti i diagnostikuar me pneumoninë e lidhur me

Një pacient 38-vjeçar i diagnostikuar me pneumoninë e lidhur me koronavirusin, ka dalë nga një spital në Jiangxi, gjë që shënon rastin e parë të shërimit nga kjo sëmundje në këtë provincë.

Burri çoi një shok me makinë në Honghu të Hubeit më 3 janar dhe u kthye në shtëpi pas dy ditësh, duke filluar pas pak të kishte simptomat si ethe dhe kollë.

Ai u diagnostikua me pneumoninë e re dhe u dërgua në një spital në Nanchang të enjten e kaluar.

Një tjetër i sëmurë në Shandong është shëruar gjithashtu dhe është gati të dalë nga spitali.

37-vjeçari është banor i Wuhan-it, por punon në Rizhao. Ai u diagnostikua me pneumoninë e re para një jave

Vdekjet nga epidemia e koronavirusit në Kinë kanë arritur në 106, teksa rastet e konfirmuara janë mbi 4500, informon Radio e Jashtme e Kines.

EMISIONET