Shënohet viktima e dytë e koronavirusit në Itali.

 Ajo është një grua rezidente në Lombardi. Kështu shkon në 29 numri I pacientëve që rezultojnë pozitiv testit të koronavirusit në Lombardi dhe Veneto.

Nga këta 27 janë rezidentë në Lombardi, ndërsa dy janë raste të konfirmuara në Veneto të dy të shtruar në Padova.

Viktima e parë ishte një i moshuar 78 vjeçar I cili u nda nga jeta mbrëmjen e së premtes.

Zanafilla e virusit ne Itali-   “Po mbahet një mbedhje e qeverisë, pasi nuk po kuptohet foleja nga është shpërndarë kjo epidemi. Viktima e parë, I moshuari ishte me banim në Veneto dhe i sëmurë është dhe miku i tij që frekuentonin bashkë të njëjtin lokal. Viktima e dytë. Një grua rezulton të ketë pasur kontakte me një 38 vjeçar i cili ka pasur kontakt me një person të ardhur nga Kina” informon gazetarja e Ora News në Romë, Alba Kepi.

Deri tani janë izolua 11 komuna në rajonin e Lombardisë dhe Venetos

Bilanci ne bote- Deri tani në botë numërohen 2360  të vdekur nga koronavirusi. Në total numri i të infektuarve është 77 662 ndërsa pacientë të shëruar janë 21 029

/Ora News.tv/