Shënohet viktima e 17-të në Shqipëri nga Covid-19

Shënohet viktima e 17-të në Shqipëri nga Covid-19

Shkon në 17 numri i personave të vdekur në Shqipëri nga Covid-19.

Në spitalin Infektiv ka ndërruar jetë një pacient 75-vjeçar.

Pacienti ka mbërritur në spital në gjendje të rëndë, teksa vuante nga post-hemorragjia cerebrale, diabeti dhe hipertensioni.

Pacienti me inicialet A.C., ishte testuar dhe kishte rezultuar pozitiv me Covid19, ndërkohë që gjendja e tij shëndetësore është rënduar në mënyrë të menjëhershme.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve të Spitalit Infektiv për ta asistuar në kohë rekord, pacienti nuk ia ka dalë të mbijetojë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit dhe u bën edhe një herë thirrje qytetarëve, që të zbatojnë në mënyrë rigoroze masat e distancimit social dhe të izolimit, të cilat janë të domosdoshme për frenimin e përhapjes së COVID-19.

Ndërkohë në 24 orët e fundit rastet me koronavirus janë shtuar. Nga 112 testime të bëra, 27 prej tyre kanë rezultuar pozitiv.

Në një deklaratë për mediat, zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli tha se nga 2031 testime në total, pozitiv kanë rezultuar 304 persona.

Ndërsa numri i të shëruarve nga COVID-19 në total është 89 persona.

EMISIONET